Sipas mjekes pediatre Alma Muka vizitat e fëmijëve në 24 orë variojnë nga 80 deri në 100, ndërkohë që 30 deri në 40 prej tyre shtrohen në repartin e pediatrisë për mjekim.
Sipas mjekes, më të prekurit janë fëmijët nën 1-vjeç.
“Në këtë periudhë kemi një shtim të rasteve të fëmijëve të sëmurë me viroza. Kemi 80-100 vizita dhe të sëmurët vijnë më së shumti nga zonat rurale. Fëmijët kanë probleme me dhimbjen e kokës, kollë, diare,temperaturë etj. Në pavione ka deri në 30 shtrime nga gjithë vizitat që vijnë” tha ajo.
Mjekët apelojnë që prindërit të kujdesën shumë për veshjen e fëmijëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)