Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave

Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave

Silva Bino

1722954527_silvabino.JPG

Silva Bino, Shefe e Sherbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët lidhur me virusin e Nilit, e cila ka prekur 17 persona në vendin tonë.

Bino përmes mesazhit të shpërndarë nga ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, thekson se ky virus nuk paraqet shenja tek personat e shëndetëshëm dhe tek të rinjtë.

Bino bën apel për të gjithë qytetarët që të marrin masa paraprake, si dhe për bizneset të pastrojnë mbeturinat, pasi plehrat tërheqin shumimin e këtye mushkonjave. 

'Virusi i etheve të Nilit perëndimor zakonisht është pa shenja, pra nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm dhe të rinjtë. Vetëm 20% mund të paraqesin disa shenja që janë të ngjashme me shenja e gripit, ose mund të shfaqin pika të kuqe në lëkurë. Vetëm 1% e këtyre personave dhe zakonisht persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe janë mbi 60 vjeç ose që përdorin me shumicë alkool, janë personat që mund të bëjnë prekjet të sistemit nervor qendror, si encefalite dhe meningite. Vetëm 1% e personave që shfaqin shenja klinike mund të bëjnë forma të rënda të sëmundjes. Është sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet parandalimit të pickimit të mushkonjave dhe natyrisht procesi e dezinsektimit që ul shpeshtësinë e kësaj sëmundje. Megjithatë ky proces nuk mund ti zhduki të gjithë mushkonjat, prandaj është e nevojshme që edhe vetë çdo individ të marri masa paraprake. Pra në qoftë se rri gjatë mbrëmjes kur këto janë më aktive të përdori elementë, pomada apo lëngje që largojnë mushkonja apo të rrijnë me bluza të lehta me mëngë të gjata. Më e rëndësishme që çdo individ apo çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave. Pasi sado dezinsketim që të bëjmë prania e plehrave dhe mbeturina favorizon shumimin e mushkonjave. Higjena dhe shëndeti personal ti bashkohen procesit të dezinsektimit.', tha Bino.


Lajmi kryesor:

Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)