Vishaj: Ka gjyqtarë që në të kaluarën janë arrestuar për vepra të turpshme, por sot vijojnë punën normalisht (VIDEO)

Avokati Saimir Vishaj në studion e Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë, sa i përket pastërtisë së figurës që njerëzve të drejtësisë në Shqipëri. Vishaj tha se në sistemin e drejtësisë në vendin tonë ka gjyqtarë që janë arrestuar në të kaluarën e tyre për vepra penale të turpshme, por pavarësisht kësaj ato vijojnë punën në Gjykata. Për Vishajn, një nga arsyet kryesore përse ndodh ky fenomen është mungesa e një regjistri të gjendjes gjyqësore për personat që ndjekin shkollën e magjistraturës.

"Mungon një regjistër i gjendjes gjyqësore çfarë ka ndodhur para se të bënte shkollën e magjistraturës... si e fitoi, ka shkuar refugjatë, ka një të dënuar jashtë? Kemi gjyqtarë të arrestuar për vepra të turpshme dhe ai vazhdon punën. Ti ke një të kaluar dhe s'mundesh ti të punosh gjyqtarë e prokuror", Vishaj.


Lajmi kryesor:

'E di mirë nga kush e ke porosinë', Mit'hat Havari zbulon në 'Repolitix': Më kanë kërcënuar, më ofenduan gruan dhe vajzën (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja