Viti 2013, viti i zi për mediat në
Kosovë, ja 7 rastet e dhunës

Viti 2013, viti i zi për mediat në<br />Kosovë, ja 7 rastet e dhunës
GJENEVË  - Sulmet dhe kërcënimet ndaj mediave, në këtë rast ndaj gazetarëve në Kosovë në vitin 2013 ishin të shumta. Pengesat ndaj gazetarëve qoftë me kërcënime, me gjykata e shantazhe në Kosovë janë edhe më shqetësuese kur ato dalin nga disa institucione vendore.

I gjithe ky cënim i lirisë së shprehjes dhe sulmet ndaj gazetarëve mund të rezultojnë me bumerang ndaj qeverisë dhe shtetit të Kosovës, që organizatat ndërkombëtare do ta ndëshkojnë duke zbritur me poshtë në listën e vendeve ku   respektohet më pak liria e shtypit. Këto nuk janë shenja të mira në radhë të parë për institucionet apo autorët prej nga kryhen ato dhe për vetë imazhin dhe perspektivën e Kosovës.

“Kur kemi parasysh të gjitha kërcënimet në Kosovë në vitin që lamë pas, për një shtet të ri dhe te vogël janë shumë. Nëse themi se liria e shprehjes janë barometër i demokracisë, atëherë  del se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë vënë në dyshim demokracinë e vendit mu ne kohen kur ai po perpiqet per integrime evropiane.”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Presheva jonë” Nefail Maliqi, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evrope (AGSHZE) me seli në Gjenevë (AJASE- Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”).

Ai rendit rastet e dhunës ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2013.

RASTET E DHUNËS NDAJ GAZETARËVE NË KOSOVË NË 2013:

-2 maj 2013: Sulmi në Prishtinë kundër kryeredaktorit të RTK-së Mufail Limanit në maj ka shkaktuar shqetësime dhe reagime edhe jashtë Kosovës nga asociacione dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve, të cilat përkujdesen për lirinë e shtypit në botë. Kështu “Reaporters sans Frontieres”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel dhe zyrtarët e  Unionit Evropian të Transmetuesve me seli në Gjenevë përmes agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”  kanë dënuar ashpër sulmin e kanë konsideruar si atentat kundër fjalës së lirë në Kosovë.

-3 shkurt 2013: Ndalimi i gazetarëve të Klan Kosova (Kushtrim Sadikun dhe kameramanin Arben Restelica) nga ana e policisë maqedonase duke keqtrajtuar ata në Shkup dhe vene në dyshim demokracinë e ketij vendi, ështe thënë në reagimin e shoqatave te gazetarëve ne Ballkan.

-15 shtator 2013: Eshte kërcënuar gazetarja e Zërit, Besiana Xharra nga drejguesit e kompanisë  “Belle Air“. Gazetarja e “Zërit”, Besiana Xharra është kërcënuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” nga punonjes te kompanisë “Belle Air” në Kosovë. Njerëzit e kësaj kompanie madje e kanë fyer atë duke përdorur gjuhë denigruese ndaj saj dhe familjes.

-24 shtator 2013: Presidentja Jahjaga hedh ne gjyq Indeksonline per një foto të saj: Presidentja në stringa…Ups..!!! Atifete, vishu pak ma trash se iku vera… Organizata e gazetareve shqiptarë në Evropë IFJ i përkujton se “ edhe e papëlqyeshme ishte edhe inervenimi brutal i Atifet Jahjagës në cilësinë presidentes përmes gjykatave e prokurorët ndaj një fotografie origjinale (Presidentja në stringa… Ups..!!! Atifete, vishu pak ma trash se iku vera) të publikau nga portali indeksonline kah mesi i vitit te kaluar.

-22 nëntor 2013: U raportua se “policia e Kosovës, e urdhëruar nga prokurorja Fatmire Cacaj kanë ftuar gazetarin e Gazetës Express, Visar Duriçin për një fotografi dhe video të paautorizuar që gazetari e paska bërë në krye të detyrës. Ky konfrontim nuk është shembull i mire për policinë e as për gazetarët në Kosovë, eshte thënë nga asociaicionet shqiptare qe u vihen ne mbrojtje mediave.

-1 dhjetor 2013: Makina e gazetarit të Tanjugut, Fatmir Shehollit është djegur në Graçanicë, derisa policia po i heton rrethanat nëse bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

-18 dhjetor 2013: Eshte kryer sulm ndaj gazetareve te KohaVision ne Prishtine gjatë kryerjes së detyrës.

Për te gjitha këto kercenime seriale mbi dhjetë ndaj mediave në Kosovë gjatë vitit 2013 kishin reaguar dhe shprehur shqetësimet e tyre edhe ogananizata e asosacione vendore dhe nderkombëtare, qe veprojne ne favor të gazetarëve si Unoni i Gazetrave Profesioniste të Kosovës (UGPK), Shoqata e Gaztereve te Kosovës (SHGK) dhe Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evrope (AGSHZE) me seli në Gjenevë (AJASE- Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”). 

Per diskriminimin dhe sulmet ndaj gazetareve në Kosovë vitin qe lame pas reaguan edhe kolegët nga Brukseli dhe Parisi, si Federat Nderkombëtare e Gazetravëve (IFJ) dhe Reporters sans Frontieres.

“Pengesat e mediave në kryerjen e profesionit të tyre në çfarëdo forme të ndjekjeve janë te kohës së kaluar të regjimeve totalitare, e këto sjellje mund të dëmtojnë imazhin e Kosovës që pretendon të funksionojë si shtet juridik dhe me synime të integrimeve evropiane”, shprehet Nefail Maliqi.
 
“Shteti në Kosovë duhet të ulë dorën, të ndalë kërcënimet ndaj gazetarëve në të mirë të perspektivës së Kosovës. Viti 2013 mund të konsiderohet një vit i zi për mediat dhe gazetarët shqiptarë, por edhe vit i brishtë për Kosovën”, ka theksuar Nefail Maliqi, kryetar i AJASE me seli në Gjenevë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane