Adriatik Lapaj do të presë ndërrimin e viteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Lapaj qëndron aty që prej datës 8 dhjetor në një protestë pa ndalim kundër qeverisë së Ramës.
Në një lidhje direkte në ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, Lapaj tha se do të vijojë qëndresën e tij me shpresën se në një moment qytetarët do të dynden për të rrëzuar qeverinë, ose në të kundërt deri kur energjitë t’i shterojnë.
“Skam pasur asnjë dilemë, kam qenë i vendosur që në fillim. Do je këtu se përfaqësoj veten time. Unë si Adriatik, si aktivist kam kontribuar në jetën publike me aq sa kam mundur. Tashmë vendosa që të protestoj dhe kam këtu që në datën 8 dhjetor dhe do të rri këtu derisa njerëzit të derdhen masivisht në shesh kundër regjimit. Nëse kjo nuk ndodh, do rri derisa të më mbajnë energjitë.
Po e përballoj si një njeri që është i vendosur në atë që beson. Shtëpia jonë më e rëndësishme është atdheu ynë. Ne e kemi kuptuar demokracinë gabim që shtëpia personale është më e rëndësishme. Synoj që numri i njerëzve të jetë masiv për të mundësuar një ndryshim real sot. Në datën 4 janar, ne do të jemi në shesh përballë qeverisë hajdute”, tha Lapaj
Lapaj tha se nuk ka pasur komunikim me asnjë parti politike, ndërsa thekson se protesta e tij nuk pranon logo partiake. Ai tha se sot është koha për Shqiprinë dhe se duhet që të gjithë të bashkohen kundër këtij regjimi për qëllimin e përbashkët.
“Nuk kam asnjë komunikim me asnjë parti politike se jam këtu si qytetar. Duhet të kemi një gjë parasysh, ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Sot është koha për Shqipërinë. Ka dhe një kohë që të gjithë duhet të bëhemi bashkë se kemi një hall të përbashkët se është një regjim që na ka marrë peng”, tha Lapaj
Në mesazhin e fundvitit drejtuar qytetarëve, Lapaj u bëri thirrje për të ngritur në protestë për të drejtat dhe kundër frikës.
“Ky vend nuk bëhet dot më i mirë duke ndenjur të gjithë e duke pritur nga burra dhe gra të drejtësisë. U duhet mbështetje popullore, as duke pasur frikë, as duke ikur nga ky vend”, tha Lapaj.
Komente












Lapaj po thua sme deshet me te mire do tju detyroj une me pahir te me pranoni per lider shpetimtarin e shqiperise. Per mua ndac vdis aty as te vi pas as kam nderment te ndjek pas ca mashtrus si puna jote, ne fakt sje as i pari as i fundit mashtrus po nejse.Vazhdo rri e shiko endrra me kryetar e me the te thashe.
Përgjigju