VIDEO/ Viti i ri shkollor nis të hënën, gati një tjetër shkollë e re në Fier, 'Naim Frashëri' do presë 850 nxënës!

Teksa viti i ri shkollor bëhet gati të nisë të hënën (9 Shtator), një tjetër shkollë e re e sapopërfunduar është gati të presë nxënësit.

Bëhet fjalë për shkollën “Naim Frashëri” në Fier, një investim ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë.

Godina arsimore ka një kapacitet me pritjen e 850 nxënësve të regjistruar dhe mësuesve, teksa i janë siguruar edhe kushtet e duhura didaktike dhe shkencore, si laboratorët.

Pamjet e saj i ndau mëngjesin e sotëm (7 Shtator), edhe kryeministri Edi Rama, me një postim-video në rrjetin social Facebook.

“Dhe me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan kryeministri karshi videos së postuar me pamje nga ambientet e jashtme dhe të brendshme të godinës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Enver Ballës, dëshmia e djalit në Gjykatë: Jam penduar, por s’ka kthim pas, ishte për vetëmbrojtje! Brahja: Nuk bashkëpunova

Vrasja e Enver Ballës, dëshmia e djalit në Gjykatë: Jam penduar, por s’ka kthim pas, ishte për vetëmbrojtje! Brahja: Nuk bashkëpunova