Vizita e Enverit në Jugosllavi dhe
dekorimi hero i popujve jugosllavë
Ish-drejtori arkivave Kastriot Dervishi ka postuar pak më parë në Facebook një shkrim, në të cilin shkruhet për vizitën në Jugosllavi të ish-diktatorit Enver Hoxha më 23 qershor - 2 korrik 1946.
Ish-drejtori arkivave Kastriot Dervishi ka postuar në Facebook një shkrim, në të cilin shkruhet për vizitën në Jugosllavi të ish-diktatorit Enver Hoxha më 23 qershor - 2 korrik 1946.
Gjatë kësaj vizite Enver Hoxha mori edhe urdhrin e Heroit të Popujve Jugosllavë, për të cilën u shpreh se “Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë”.
Shkrimi në Facebook i Kastriot Dervishit:
Heroi i popujve jugosllavë
Më 23 qershor - 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi anekënd Jugosllavinë me përjashtim të trevave shqiptare. Pasi ç'nuk tha për "miqësinë e përjetshme" të "popujve vëllezër", më 27 qershor 1946 presidenti i Presidiumit të Asamblesë Popullor të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, Ivan Ribar, i dorëzoi urdhrin e Heroit të Popujve Jugosllavë. I dekoruari, i prekur thellë për nderin e madh që iu bë, në formën e betimit deklaroi në këtë ceremoni:
“Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”.
Me atë çfarë i bëri popullit shqiptar, ai e meritoi plotësisht dekorimin si hero i popujve jugosllavë.
Bashkëlidhur: Gazeta "Bashkimi" e datës 28 qershor 1946.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet projektligji për dekoratat dhe titujt e nderit! Majko kundër qeverisë për ndërhyrjen tek medaljet e ushtarakëve
19 Dhjetor 2022, 18:34
-
Ilir Meta dekorohet nga presidenti i Mongolisë: E pranova me kënaqësi! Takimi ishte miqësor
26 Nëntor 2022, 19:38
-
Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit
12 Gusht 2022, 11:36
-
Meta nderoi edhe restorantet e mishit, Presidenti i ri Begaj nuk do japë më shumë se 23 dekorata në vit, vendoset kufizimi me ligj
16 Qershor 2022, 15:53
-
25 vite shërbim në Shqipëri, Imzot George Frendo nderohet me dekoratën 'Nënë Tereza"
24 Dhjetor 2021, 12:09
-
Një propozim për presidentin Ilir Meta
1 Nëntor 2021, 12:25
-
Meta vlerëson me dekorata 3 veprimtarë të shquar shqiptaro-amerikanë: Kontribut në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare
28 Korrik 2021, 14:03
-
Meta dekoron me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ dy gjimnastët: Mirënjohje për rezultatet e arritura, sukseset tuaja pjesë e trashëgimisë sportive
4 Maj 2021, 13:56
-
Ilir Meta 'ndërron menu', pas 'peshkut' dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' edhe një restorant me mish gici
15 Prill 2021, 19:01
-
Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i madh' futbollistin e njohur: Shembull frymëzimi e model suksesi, për brezat e rinj
11 Prill 2021, 22:19
-
Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i madh' sportistë të shquar nga Vlora: Mbështetur mbi këto trashëgimi, t’i orientojmë dhe t’i edukojmë të rinjtë drejt sportit dhe edukimit cilësor
11 Prill 2021, 19:10
-
Pse s’iu ndjek Meta në Instagram? Edhe Kryemadhi tallet me Presidentin: Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë
10 Prill 2021, 22:26