Kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar këtë të mërkurë Kim Min-seok, kryeministrin e Koresë së Jugut. Në qendër të diskutimeve mes dy liderëve ishte forcimi i marrëdhënive mes dy vendeve.

Kryeministri Kim nënvizoi se pret të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se vendi ynë ka emëruar atë që njihet si "ministrja e parë e inteligjencës artificiale (IA)" në botë 'Diella'.  Ai shtoi se Koreja i kushton shumë rëndësi IA-s dhe teknologjive të nivelit të lartë.

Ndërkohë Rama ka theksuar se Koreja është një burim frymëzimi për Shqipërinë për sa i përket zhvillimit kombëtar dhe të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë shumë larg gjeografikisht.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, teknologjisë dhe turizmit.

"Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin” shkroi Rama në rrjete sociale.

Kjo është vizita e dytë e Ramës në Seul, e para ka qenë në vitin 2002 kur ai mbante postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Mundësi investimit në Shqipëri, Rama takohet në Seul me kolosët e industrisë koreano-jugore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me drejtues të disa prej kompanive më të fuqishme koreano-jugore në fushën e industrisë.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar, Rama zhvilluoi takime me drejtues të kompanive “LG Group”, “KIA Coorporation”, “LOTTE GROUP”.

“Seul, Kore e Jugut – Në takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore; LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP”, shkruan Rama, duke publikuar foto nga këto takime në fokus të të cilave është nxitja e  bashkëpunimit ekonomik dhe prezantimi i mundësive për investime në Shqipëri.

Ora 10:18
Vizita në Korenë e Jugut, Rama: Me kryeministrin Kim Min-seok disktuam bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë dhe turizmin

Foto: Edi Rama dhe Kim Min-seok

Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë kryeministrin e Koresë së Jugut Kim Min-seok. Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi i zhvilluar Rama shprehet se së bashku diskutuan për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin” shkroi Rama në rrjete sociale.