Vizita në Londër, Blushi 'braktis' 
Metën, si e anuloi fluturimin

Vizita në Londër, Blushi 'braktis' <br />Metën, si e anuloi fluturimin
Që prej ditës së hënë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur një vizitë zyrtare parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, shoqëruar nga Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, është krijimi i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik. Grupi homolog në Shqipëri drejtohet nga deputeti Ben Blushi, gjë që mund të konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e Kuvendit. Deri më tani, ky grup miqësie nuk ishte konsoliduar, dhe pas ngritjes së këtij shqetësimi në mënyrë konstante nga Arta Dade, Kuvendi ka planifikuar këtë vizitë në Londër. Delegacioni shqiptar u mirëprit në Parlamentin Britanik nga Zv.Kryetari i Dhomës së Ulët si dhe nga Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë dhe nga Lord Bowness, Sekretar i Grupit të Miqësisë. Ajo që u vu re, ishte mungesa e habitshme e kreut shqiptar të grupit të miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.

Shqiptarja.com pyeti zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë nëse ishte ftuar apo jo deputeti Blushi për të qenë pjesë e delegacionit. “Po, - thanë burimet zyrtare të Kuvendit, - ishte i ftuar dhe kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Madje qenia e tij si pjesë e delegacionit ishte konfirmuar edhe nga pala britanike. Ai e anuloi pjesëmarrjen në delegacion në momentin e fundit dhe e argumentoi këtë me një problem personal”.

Në këto kushte, Shqiptarja.com kontaktoi me deputetin socialist për ta pyetur nëse konfirmonte apo jo deklaratën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, por Ben Blushi nuk pranoi të komentonte këtë çështje. Arsye personale jashtë parlamentare apo ndonjë arsye tjetër lidhur ma marrëdhëniet e tij me Ilir Metën? Këtë do të duhet ta sqarojë vetë deputeti, teksa delegacioni shqiptar është paraqitur me mungesa përballë pritësve londinezë, duke mos shkuar ata që në të vërtetë kishin konfirmuar pjesëmarrjen. Kujtojmë se të enjten e shkuar, në seancën plenare Blushi, duke etiketuar Edi Ramën, preku edhe Ilir Metën.

Ai tha se Rama ka dhënë një premtim, të cilin do ta mbajë: për të mos futur në burg Ilir Metën. “Por Edi Rama nuk bëri vetëm kaq kur u mor me këtë punën e burgjeve për 400 ditë. Bëri më shumë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat gjatë këtyre 400 ditëve punë të pamohueshme, në shërbim, të shërbimit të burgjeve në Shqipëri, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që s’e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Dhe këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri në ditën kur rilindja të hyjë në zgjedhje, megjithatë ky nuk është më problemi im. Isha këtu për t’u kujtuar se kush është bilanci i Rilindjes në këto 3 vjet”,-tha Blushi javën e shkuar.
 
Grupi i Miqësisë Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar
Ben Blushi – Kryetar
Alfred Peza
Anastas Angjeli
Anduel Xhindi
Ardian Turku
Arta Dade
Artan Gaçi
Besnik Baraj
Besnik Dushaj
Bujar Derveni
Dashamir Peza
Dashamir Shehi
Eduard Shalsi
Ervin Bushati
Flamur Noka
Genc Ruli
Gentian Bejko
Gjovalin Kadeli
Ilirian Pendavinji
Kejdi Mehmetaj
Keltis Kruja
Luan Duzha
Majlinda Bregu
Pandeli Majko
Përparim Spahiu
Piro Kapurani
Pjerin Ndreu
Sadri Abazi
Valentina Leskaj
Vangjel Dule
Vasilika Hysi
Vexhi Muçmataj
Voltana Ademi 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë