Vjedhja e 5.4 mln euro e TVSH-së
Gjykata lë në qeli dy ish-tatimorët

Vjedhja e 5.4 mln euro e TVSH-së<br />Gjykata lë në qeli dy ish-tatimorët
TIRANË - Gjykata e Tiranës i ka lënë në qeli dy ish-drejtorët e Tatimeve, Afërdita Hysa dhe Tahir Kuka, të arrestuar tre ditë më parë.

Me një vendim të marrë gjyqtarja, Marinela Osmani, i ka njohur të akuzuarit me masën e sigurisë dhe ka hedhur poshtë edhe kërkesa e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan lëniën e tyre në detyrim paraqitje.
aferdita hysa
(Në foto: Afërdita Hysa, e arrestuar për vjedhje në tatime)

Ndërkaq prokurori Dritan Rreshka, kërkoi nga gjykata lënien në qeli të të arrestuarve. Në dosjen e prokurorisë, Hysa dhe Kuka akuzohen se, janë bërë pjesë e një mashtrimi me skemën fiskale në shumën e 5.4 milionë euro.
tahir kuka
(Në foto: Tahir Kuka, ish-tatimori i arrestuar për vjedhje)

Arrestimi i Afërdita Hysës dhe Tahir Kukës, është bërë tre ditë më parë, pasi ishte po Gjykata e Tiranës, që kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës", "vjedhjes me pasoja të rënda" dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale".
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok