Vjen fitorja e dytë në volejboll, Kombëtarja e femrave fiton në Izrael

Vjen fitorja e dytë në volejboll, Kombëtarja e femrave fiton në Izrael

Kombëtarja e femrave

Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra ka fituar sot pasdite 3-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Europës në volejboll, luajtura në Raanana (Izrael). Ky është triumfi i dytë i kombëtares kuqezi në këtë edicion të Ligës së Europës, i dyti jashtë fushe, aty ku Shqipëria duket se është e papërmbajtshme dhe arrin të triumfojë.

Shqipëria ka edhe një humbje me Austrinë në Tiranë, si dhe një fitore jashtë fushe në Gjeorgji. Një lojë mjaft e mirë e kombëtares shqiptare, që e dominoi ndeshjen në të trija setet, duke i fituar ato me shumë lehtësi dhe diferenca të mëdha pikësh.

Më 30 maj nisin ndeshjet e kthimit të Ligës së Europës dhe rivalja e radhës e kombëtares kuqezi do të jetë pikërisht Izraeli, ndaj të cilit do të luajmë në Tiranë, në “Feti Borova”. Vendi i dytë aktualisht në Grupin B të Ligës së  Europës është një ogur i mirë për të vijuar më tej këtë rrugëtim në takimet e kthimit, dy prej të cilave do t’i luajmë në fushën tonë.

Izrael – Shqipëri 0-3 (18-25, 16-25, 14-25)

IZRAELI: Dudockin, Kopilovitch, Stein, Jaloba, Goffer, Lander, Malik, Zilberman, Matviyenko, Cohen, Marmen, Lahav, Hakas, Ganah. Trajner: Giuseoppe Cuccarini

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Gjyqtarë: Ilaria Vagni (Itali), Tiran Shaino (Izrael)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qëndrimi i mbrojtjes së Erion Veliajt: 8 pikat që tregojnë se hetimi është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

Qëndrimi i mbrojtjes së Erion Veliajt: 8 pikat që tregojnë se hetimi është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin