TIRANË, 19 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Francis Kahata është rikthyer tek Tirana, ku sot është pritur dhe me ovacione.
Mesfushori nga Kenia ka mberritur dje në mbrëmje në kryeqytet dhe sot është bashkuar me grupin në stërvitje. Kahata i ka treguar stafit teknik faktin se është stërvitur rregullisht në Kenia dhe se është gati për të marrë të njëjtën ngarkesë me skuadrën. Mbërritja e Kahatas në qendrën stërvitore bardheblu, "Skënder Halili" është shoqëruar me ovacione nga tifozët
Rikthimi i mesfushorit ka qenë një levizje mjaft e mirë për Tiranën. Presidenti Refik Halili ka mundësuar këtë përforcim që vlen shumë për skuadrën bardheblu. Një vit më parë Kahata ishte pjesë e ekipit që realizoi atë ecuri të jashtëzakonshme në gjysmën e dytë të sezonit.