Stina e vjeshtës që ka pak ditë që ka trokitur sjell jo vetëm ndryshim të kushteve meteorologjike por edhe mjaft mundësi për të kaluar ditë të freskëta dhe një ushqyerje më të mirë.

Zonat malore janë ato që e ndjejnë më së shumti këtë ndryshim, pasi janë pikërisht banorët e këtyre zonave që marrin edhe ‘Frutet” e punës së tyre gjatë dy stinëve të mëparshme, të Pranverës dhe Verës.

Fotot e produkteve bujqësore i përkasin Njësisë Administrative Bushtricë të Kukësit të cilat vijnë si një album menyje jo vetëm për banorët që i kanë kultivuar por edhe për turistët që frekuentojnë këto rajone që kanë çfarë japin për të pasionuarit pas turizmit malor.

Ato flasin për një kujdes që amvisat tregojnë për një ushqyerje të mirë si për vete ashtu edhe për turistët.

Në qoftë se jeni të ‘’ngopur’’ nga ushqimet pa shije të cilat shpeherë ne i konsumojmë në qendrat urbane, ajo çfarë ne ju sugjerojmë përmes këtij artikulli është që të vizitoni këto zona ku mund të hani vetëm produkte bio.
 
Ne ju sigurojmë se do të mbeteni të kënaqur sepse në fund të fundit shëndeti ynë është i varur nga produktet që ne konsumojmë.

kukes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)