'Vladimir Putin vrau burrin tim!' Videomesazhi i të vesë së Navalnyt: E helmoi me agjent nervor, Rusia po fsheh trupin e tij

'Vladimir Putin vrau burrin tim!'  Videomesazhi i të vesë së Navalnyt: E helmoi me agjent nervor, Rusia po fsheh trupin e tij

Julia Navalny

E veja e Alexei Navalny përmes një videomesazhi për vdekjen e bashkëshortit të saj akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij, duke thënë se ata ende prisnin që gjurmët e novichok, një agjent nervor, të zhdukeshin nga trupi i tij. Duke i ftuar të gjithë ti qëndrojnë pranë, premton se do të vijojë ajo luftën që ka bërë Aleksej Navalny.

 Në videon e saj 8 minutëshe Julia Navalny akuzon Putin se i ka vrarë bashkëshortin e saj.

Tre ditë më parë Vladimir Putin vrau bashkëshortin tim. Putin vrau babain e fëmijëve të mi. Bashkë me të ai ka dashur të vrasë shpresën tonë, lirinë dhe të ardhmen tonë” thotë ajo

Gjatë burgimit të tij, Navalny është "rrahur, shkëputur nga bota" dhe "megjithatë ai nuk u dorëzua", thotë Navalnaya. "Burri im nuk mund të thyhej dhe kjo është arsyeja pse Putini e vrau", përsëriti Julia, duke premtuar se do të zbulonte "kush e kreu këtë krim" dhe në çfarë rrethanash, e bindur se autoritetet po e mbajnë trupin në pritje të zhdukjes së gjurmëve të Agjenti nervor Novichok, i përdorur tashmë në tentativën për vrasjen e Navalny në vitin 2000.

Më pas Navalnaja ka kujtuar fjalët e të shoqit: “Nuk është faj të bësh pak, është faj të mos bësh asgjë, është faj që të lejoni të trembeni”. Prandaj nga këtu ju ftoj të bashkoheni "për të goditur Putinin, miqtë e tij, kriminelët me jastëk, oborrtarët dhe vrasësit që duan të paralizojnë vendin tonë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Vdekja e Navalny/ Biden: Po shqyrtojmë saksione të reja ndaj Rusisë

1706808055_joebiden.jpg

Joe Biden

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë pas vdekjes së liderit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Këtë deklaroi Joe Biden teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbërritjes së tij me helikopter në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne tashmë kemi sanksione, por po, po shqyrtojmë sanksione shtesë”,- tha presidenti amerikan, transmeton La Reppublica.

Ora 10:14
Mister mbi vdekjen e Navalny, Kremlini ndalon të ëmën të hyjë në morg, e veja takon sot Borrel! Zëdhënësja e Navalny: Po zgjasin hetimet

Familja dhe ndërkombëtarët po kërkojnë një hetim të duhur për të zbuluar shkaqet që shkaktuan vdekjes së udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, Alexey Navalny.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh thotë se autoritetet ruse po zgjasin hetimin dhe se Kremlini po merr kohë për të fshehur provat e vërteta të asaj që ata e quajnë vrasje.

"Komiteti Hetues i tha nënës dhe avokatëve se hetimi për vdekjen e Navalny është zgjatur dhe nuk dihet se sa do të zgjasë," tha zëdhënësja e politikanit, Kira Yarmysh.“Ata gënjejnë, marrin kohën e tyre dhe as nuk e fshehin” thotë më tej Kira Yarmysh duke denoncuar se nëna e Aleksei Navalny nuk u lejua të hynte në morgun ku ndodhet trupi i djalit të saj.

Deri në përfundimin e hetimeve, trupi i Navalny nuk duhet t'i kthehet familjes.

E ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, Julia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny, pritet të takohet me ministrat e jashtëm evropianë në Bruksel.

Pas mbërritjes në Këshillin e Jashtëm përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se regjimi i sanksioneve të BE-së për të drejtat e njeriut do të mbajë emrin Navalny

“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin rus që duan të jetojnë në liri dhe t'i bëjnë homazhe Navalny dhe në kujtim të Navalny-t u propozojmë ministrave të riemërtojnë regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut në emër të tij' tha ai. 

47-vjeçari Navalny, armiku më madh i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus të premten, 16 shkurt, pasi kaloi më shumë se tre vjet pas hekurave, duke shkaktuar zemërim dhe dënim nga udhëheqësit perëndimorë dhe mbështetësit e tij.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetarua: 22/02/2024 10:44

    Cfare interesi ka Rusia te eleminoje nje te burgosur politik ne kohe lufte? Kjo eshte si te besh autugol...Kush ka interes ne kete mes? Dhe kusha mund ta kete kryer vrasjen? (nese eshte vrasje)

    Përgjigju
  • Emi: 19/02/2024 13:45

    Burri iku por ruju edhe ti thuje.

    Përgjigju
  • Turi: 19/02/2024 13:35

    Ku e di kjo qe e kane helmuar pa i ber akoma autopsine. , apo e mesojne partneret e tyre amerikan ?

    Përgjigju
  • Pomir: 19/02/2024 13:32

    Po mire tani nuk ke pse mbeshihesh me dashnorin. Mund te dalesh hapurazi se nuk je me grua e martuar, je vejush. Meae ra fjala se kishe then "do ta paguaj putini burin tim". Sa esht cmimi, sa lek do per burrin tend? Po per dashnorin sa do?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana