Partizani ka siguruar një fitore dramatike në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të miqve, të cilët zgjodhën më pas të lëshonin terren ndaj ekipit shkodran i cili provoi me çdo mënyrë të shënonte, por e gjeti rrejtën vetëm me një autogol.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, i cili shënoi me Aliun. Në pjesën e dytë, Vllaznia kërkoi menjëherë barazimin. Ai erdhi në minutën e 57-të, pas një gabimi të portierit Qirko.
Me rezultatin 2-2, ndeshja u bë edhe më e hapur. Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, ndërsa Partizani iu afrua golit në minutën e 64-t me Aliun. Sulmuesi u shfaq përballë Avramit dhe tentoi shtyllën e largët, por portieri i Vllaznisë reagoi mirë.
Por në shtesën e saj, me një kundërsulm ishte Partizani që fitoi penallti të cilën Sidibe fillimisht e humbi, ndërsa më pas ishte Hjumën ai i cili shënoi në tentativën e dytë pasi gjuajtja u desh të përsëritej, duke i dhënë suksesin 3-2 Partizanit.










Komente
Komento