Vllaznia shtang Tiranën me një ish në minutën e 97, Kukësi merr pikën e parë në Superligë! Barazim për Partizanin

Supersfida e javës së tretë të Superligës, ose ndryshe derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës ka përfunduar me fitoren 3-2 të ekipit shkodran. Në Loro Boriçi Vllaznia kishte mundur të kalonte dy herë në avantazh, por Tirana i ishte përgjigjur me Muçin fillimisht dhe më pas me Sasrakun. Por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 97, ish-futbollisti i Tiranës Ismael Dunga shënoi golin e fitores për Vllazninë. Në këtë mënyrë trajneri i ri i Tiranës Nevil Dede debuton me humbje në pankinë bardheblu.

Në takimet tjera Teuta është ndalur në barazim pa gola me Kukësin, që merr pikën e parë në kampionat, ndërsa edhe Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se 0-0 me Laçin në Elbasan Arena.

Ndërkohë në orën 13:45 Skënderbeu mori fitoren e parë për këtë sezon në Superligë duke mposhtur Bylisin 0-2. Në Ballsh të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, ndërsa në Kamzë sfida mes Kastriotit dhe Apolonisë është mbyllur me shifrat 1-1. Të dy golat u realizuan pas minutës së 80.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Situata e COVID po rëndohet! Mendoni se duhen mbyllur disa aktivitete tregtare dhe të kufizohet me shumë lëvizja gjatë ditës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Trump 'pranon' fitoren e Biden, i hap rrugë tranzicionit Presidencial në Shtëpinë e Bardhë: Administrata të bëjë atë që duhet! Beteja ligjore vazhdon