“Ai që e do Vlorën nuk mund të ndërtojë një përbindësh të tillë në mes të qytetit. Historia të gjykon keq dhe me historinë nuk bëhet kompromis”,- kështu është shprehur kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli gjatë takimit me banorët e rajonit numër 1.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët Leli ka premtuar se në katër vitet e ardhshme në Vlorë do të ketë më shumë sheshe, parqe për fëmijët, ndriçim e gjelbërim.
“Unë do t’ia shuaj Vlorës etjen për ujë. Vota juaj për mua është prezenca juaj në bashki, sepse unë do të jem zëri juaj. Ju keni një mundësi të madhe që të ushtroni pushtetin tuaj, votën. Ushtrojeni këtë pushtet më 21 qershor dhe dilni sa më shumë të votoni duke bërë zgjedhjen e duhur, duke ndjekur rrugën e duhur”, ka vijuar kandidati Leli.
Kandidati Dritan Leli ka dëgjuar kërkesat e qytetareve dhe ka premtuar që do të merret personalisht me secilën prej tyre. Interesit të tyre për programin e 100 ditëve të para në krye të bashkisë, Dritan se qytetit kandidati Lleli i është përgjigjur se detyra e tij primare është largimi i mbetjeve duke i depozituar ato në një zonë të caktuar larg qendrës së banuar.
“Për ta bërë Vlorën më të mirë bashkia do tu përkushtohet kushtohet qytetareve” është zotimi i kandidatit te Aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli, i cili ka premtuar se të gjithë qytetarët do të trajtohen si të barabartë.
Në panel ishte i pranishëm edhe një nga kandidatët për Këshillin Bashkiak, Ervis Moçka, i cili i kërkoi qytetarëve të Vlorës të votojnë numrin 23. “Një kryebashkiak pa këshilltarë është si një komandant i zoti, por pa ushtri. Realizimi i çdo projekti kryhet vetëm duke votuar drejtimin e duhur”,- tha Ervis Moçka.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com