VLORE - Komanda e forcave detare ka arritur të shpëtojë jetën e tre personave në bordin e një skafi të bllokuar në det të hapur.

Skafi mësohet të jetë nisur drejt Karaburunit por pak kohë më pas ka mbetur i bllokuar në det të hapur për shkak se i’u fik motorri si rezultat i erës së fortë dhe dallgëve. Komanda e forcave detare ka mundur ti vijë në ndihmë të tre personave në skaf vetëm 30 minuta pas dhënies së sinjalit për ndihmë.