Vlorë, 30 gusht/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të shtunën 2225 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, ndërkohë që nisi hetimet per identifikimin dhe kapjen e personave që kanë lidhje me to.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatrave Gernec, Shkoze dhe Borsh, respektivisht 35 km, 55 km dhe 90 km ne juglindje dhe jug  Mekat 1 të komunës të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, bimët narkotike, që ishin kultivuar në mjedise të pyllëzuara, ishin zhvilluar në një lartësi 120-170 cm.
Pasi u bë asgjësimi i kanabisit përmes djegies, u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këto raste dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve. Ky aksion pason veprimet e policisë të muajve të fundit për asgjësimin e bimëve narkotike.
Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë 3 muajve  të fundit shkon në më shumë se 40 mijë. /a.ke/