Nuk pranoi martesën me detyrim/ Babai, vëllai dhe i dashuri dhunojnë 29 vjeçaren në Vlorë

Vlore- Një histori e dhunshme dhe e trishtë është shënuar ndaj një vajze 29-vjeçare në Vlorë, e cila është rrahur brutalisht nga burrat e shtëpisë së saj dhe vetë i fejuari, të cilin ia kishte zgjedhur familja, pa dëshirën e saj. 

Nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë, dhuna mund të kishte përshkallëzuar edhe më tej, nisur dhe nga fakti që në banesën e babait të vajzës u gjet një armë gjahu dhe municion luftarak.

Shkaku i dhunës fshihet tek kundërshtia e vajzës për tu martuar me djalin që familja i kishte zgjedhur. Ajo ishte fejuar me detyrim me djalin që babai i kishte zgjedhur, por refuzonte ta çonte këtë raport të padëshiruar, drejt martesës dhe jetesës në një shtëpi me dikë që nuk e donte.

Efektivët morën njoftim se një vajzë po dhunohej nga familjarët e saj dhe ndërhynë menjëherë në banesë duke arrestuar babain 60 vjeçar, vëllain 26 vjeç dhe të fejuarin e vajzës, 34-vjeçar. Të tre burrat u arrestuan nga policia ndërsa raportohet se 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. 

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën",-njofton policia.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/06/2024 00:33

    Ja dhe talebanet e vendit! Akuza / dhune per motive te dobeta/ eshte komplet absurde ne kete rast e i nxjerr te akuzuarit shpejt nga burgu e me denime super minimale,(nese do t'i denojne me ndonje).Duhet shtuar /armembajtje pa leje/ dhe /detyrim me force/ e prape nuk mjafton.

    Përgjigju
  • Test: 22/06/2024 20:14

    Te treve tu sigurohet nje qeli interesante per te pakten 5 vjet. Duke biseduar shtruar me njeri tjetrin 5 vitet e ardhshme ndoshta u vijne mendja ne vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Armand Duka zbulon të ardhmen e Silvinjos: I ka përfunduar kontrata! Edhe Mançini iku nga Italia për lekë

Armand Duka zbulon të ardhmen e Silvinjos: I ka përfunduar kontrata! Edhe Mançini iku nga Italia për lekë