Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e një 40-vjeçari, pasi ditën e djeshme goditi me thikë një 23-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen “Pavarësia”, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit, për motive të dobëta.
23- vjeçari, i cili u godit me thikë mësohet se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Vlorë, referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40- vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën