Vlorë/ Kishte zënë 250 m2 bregdet në Karaburun, nis hetimi për 43 vjeçarin! Sekuestrohen 120 shezlongët, kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshonte kuponë tatimor

Vlorë/ Kishte zënë 250 m2 bregdet në Karaburun, nis hetimi për 43 vjeçarin! Sekuestrohen 120 shezlongët, kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshonte kuponë tatimor

Shezlongët në Karaburun

VLORË - Një 43 vjeçar banues në Vlorë, është duke u hetuar në gjendje të lirë, pasi kishte zënë 250 metra katrorë bregdet në një zonë të mbrojtur në Karaburun.

Aty ai kishte vënë 120 shezlongë që u sekuestruan.

Përveç kësaj 43 vjeçari P.N., kishte punësuar aty disa persona të pasiguruar dhe në biznesin e tij nuk lëshoheshin kupona tatimorë.

'Pas verifikimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, është konstatuar se për llogari të subjektit që administronte shtetasi P. N., ishin zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje. Më tej, është konstatuar se në këtë subjekt ishin punësuar shtetas të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, për këto paligjshmëri, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 43 vjeç, banues në Vlorë.', thuhet në njoftimin e policisë.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu

Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu