VLORË- Një 24-vjeçar nga lagjia “28 nentori” ne Vlorë është marrë peng për disa orë dhe është dhunuar nga persona mesditën e ditës së djeshme. 3 janë personat e identifikuar nga policia si pengmarrës të 24-vjeçarit të cilët janë Maksim Halibi 50 vjec, Julian Halibi 29 vjec dhe Miki Brahimi 37 vjeç banues në Vlorë dhe kushërinj me njëri-tjetrin.
Në bashkëpunim kanë marre peng në automjetin e tyre pranë lagjes “28 nëntori” në kazino “Cezari”, të riun me iniciale D.S, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë fizike. Më pas pengun e tyre kanë lënë pranë sheshit "Pavarësia" dhe policia e njoftuar për ngjarjen ka bërë arrestimin e agresorëve. 24-vjeçari po merr mjekimin në spitalin e Vlorës, ndërsa paraprakisht pengmarrja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive banale me pjestarëve të fisit Halibaj dhe të riut.

(Makina me të cilët agresorët morën peng djalin 24 vjeçar)
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti dhe vijon punën për arrestimin e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com