Himarë- Në zonën e bregdetit të Himarës nuk është zbatuar plotësisht Ligji 7501 për ndarjen e tokës, por ajo është ndarë sipas kufijve të vjetër. Në një pjesë të madhe të fshatrave të kësaj bashkie, në fillim të viteve 1990-të, Ligji 7501 u trajtua në funksion të pronave të vjetra.
Në pothuajse të gjitha fshatrat, me marrëveshje mes tyre banorët vendosën që në këtë drejtim të veprojnë 'fshatçe' ku secili ka marrë tokën që u kanë lënë paraardhësit. Ka raste kur një pjesë e banorëve i kanë marrë tokat sipas pronave të trashëguara, ndërkohë që të tjerë kanë përfituar sipas Ligjit "Për tokën". Kjo spikat veçanërisht për banorë të ardhur në zonën e qytezës së Himarës gjatë viteve të komunizmit, të cilët kanë punuar në sektorë të ndryshëm. Ka banorë autoktonë që nuk kanë patur prona të trashëguara, dhe kanë përfituar përmes Ligjit 7501. Edhe ata kanë çështje gjyqësore të hapura me persona që pretendojnë për pronësi, sipas hartave të vjetra të para vitit 1946.
Shoqata "Bregdeti", prej vitesh kërkon që për shkak të specifikave të veçanta, në Himarë tokat të ndahen sipas hartave të vjetra dhe secili të marrë pronën e trashëguar nga paraardhësit. Aktualisht, tabloja e pronësisë mbi tokën në të gjitha fshatrat e Himarës është e mbushur me konflikte gjyqësore.
Mungesa e regjistrimit të tokave pengon investimet. Ky realitet ka krijuar edhe ngërçin ligjor që reflektohet tek pamundësia e zbatimit të procesit të regjistrimit të tokave "Për zonën e Himarës, regjistrojmë vetëm ato prona për të cilat ka një vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, apo ka një akt trashëgimie në përputhje me ligjin", thotë një nga specialistët në Zyrën Vendore të Rregjistrimit të Pronave dhe Pasurive të Paluajtshme në Vlorë./ATSh/
/Shqiptarja.com