Vlorë - Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar pas një aksidenti rrugor një ditë më parë në rrugën “Demokracia”.

I riu përplasi me makinë një 96-vjeçar teksa ishte duke kaluar në vijat e bardha.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin O. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin e markës Audi, ka aksidentuar në vijat e bardha këmbësorin shtetasin P. O., 96 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.