Vlorë, 4 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- Mbrëmjen e të dielës, në datën 6 korrik, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë do të organizojë në kompleksin turistik në Portin e Jahteve në Orikum, një mbrëmje gala në qendër të të cilit do të jenë moda dhe muzika e vendit fqinj.Ky aktivitet, zhvillohet me rastin e marrjes nga Italia të Presidencës së rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Burime zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë bënë të ditur për ATSH-në se, në në këtë aktivitet, në fushën e muzikës do të jetë e pranishme këngëtarja Ilaria Porceddu, e cila do të performojë këngë nga repertori i saj. Porceddu ka marrë pjesë në edicionin e parë të "X Factor Italia" dhe në Festivalin "Sanremo Giovani". Ajo përfaqëson një nga zërat më premtues të brezit të ri të kantautoreve në vendin fqinj, që do të mbeten në traditën e shquar të muzikës italiane.
Ndërkaq, "Alta moda" italiane do të përfaqësohet nga Rossorame, një brand i ri, i cili në një periudhë më pak se tre vjeçare ka shënuar suksese të spikatura në Itali, si edhe në mjaft vende të tjera. Ai ka prezantuar krijimet e veta në hapësira të rëndësishme të modës italiane siç është ajo e Spiga2 në Milano, e stilistëve Dolce e Gabbana.
Në këtë aktivitet, që do të prezantohet nga moderatorja Brunilda Lahe, parashikohet të marrin pjesë qytetarë vlonjatë dhe nga qytete të tjera, njerëz të politikës, të artit, ndërkohë që pritet të jetë i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.
Mbrëmja gala organizohet me mbështetjen e "Intesa San Paolo Bank", "Petrolifera Italo- Shqiptare" dhe Porti Turistik Orikum. Kjo mbrëmje pason një aktivitet të ngjashëm që zhvilloi në korrik të vitit të kaluar Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, ku ishin protagonistë dy figura të njohura të muzikës dhe modës në Itali, Antonio Maggio, kantautor dhe stilisti Francesco Paolo Salerno. /a.ke/
/Shqiptarja.com