VLORË- Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", i cili përfitoi nga amnistia penale, por u arrestua disa orë më vonë për llogari të drejtësisë italiane, është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.
Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 40 ditë’. Vendimi me afat u caktua për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit në drejtim të Italisë.
Ndaj Sinomatit ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa para gjykatës kanë mbërritur forcat Shqiponja dhe forca të FNSH-së.
Sokol Sinomati u arrestua sapo hyri në Vlorë (24 prill), vetëm pak orë pasi kishte dalë nga qelia e burgut të Fushë-Krujës. Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara.
Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur.
Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?
-
Po
10.1%
-
Jo
86.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2194
Lajme të tjera
-
Aksident në Lungomare të Vlorë, makina motori përplas të moshuarin
9 Maj, 15:53
-
Vlorën do e gjeni 20% më të shtrenjtë! Biznesi i turizmit premton të “mbajë mbi kurriz” një barrë të kostos
9 Maj, 15:08
-
Alibeaj: 100 të korruptuar përfituan nga amnistia, minuat punën e SPAK! Manja: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë
9 Maj, 07:46
-
U liruan 100 të dënuar nga GJKKO, nesër interpelanca në Kuvend për amnistinë penale, Manja bëhet gati: Nuk ka asgjë urgjente
8 Maj, 17:34
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase: Ishte me shpejtësi, motorët prenë trupin e vajzës
8 Maj, 16:12
-
Vlorë/ Hajduti shkelm dritares hyn në dyqan e vjedh paratë,arrestohet pas dy ditësh! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
8 Maj, 10:45
-
Vdes në Zvërnec një turiste gjermane
7 Maj, 16:54
-
Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës
6 Maj, 13:06
-
Vlorë/ Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve
5 Maj, 13:02
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda
5 Maj, 13:00
-
‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
5 Maj, 08:44
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit
5 Maj, 08:05
Ju ra vigjilinca.. më mirë herës tjetër hë vlla mos u mërzisni
PërgjigjuMos e leshoni me kete perbindesh.
Përgjigju