Vlorë, vihet nën kontroll zjarri në Llogara, në ndihmë dhe ushtria! Drejtori i Zjarrfikëses: I qëllimshëm

Vlore-  Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në qafën e Llogarasë, pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“ Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore" 

Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi 

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri me pranga  në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive

Fredi Beleri me pranga në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive