Vlorë/ Vodhi 150 mijë lekë në një kazino dhe plagosi me thikë një 41-vjeçare, në pranga 25-vjeçari

Vlorë- Një 25- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës ditën e sotme, pasi në datën 01.09 2024 vodhi 150 mijë lekë në ambientet e një kazinoje në Vlorë.

Policia njoftoi finalizimin e operacionit policor të koduar “Storm 25”, ku u vu në pranga 25- vjeçari Denis Zeneli, i cili dyshohet edhe për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me një shtetase tjetër.

"Gjithashtu, shtetasi Denis Zeneli dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.", njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin

Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore të MB! Do zbatojmë projektin "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë Shqipërinë