Vlorë/ Shoferi me 'Benz' përplas këmbësoren në bulavardin 'Ismail Qemali', 61-vjeçarja dërgohet në spital! Policia shoqëron 31-vjeçarin (VIDEO)

Vlorë- Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit të sotëm (16 Tetor) në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip "Benz" ka përplasur në rrugën urbane një këmbësore 61-vjeçare, e cila është plagosur. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit për mjekim.

Ngjarja ndodhi në bulavardin "Ismail Qemali", teksa policia vendore nisi menjëherë procedurat hetimore për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.

"Në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës, shtetasi K. B., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia vendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’

Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’