VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:40 në fshatin Kërkovë  të Vlorës. 40-vjeçari me iniciale S.C ka plagosur me thikë motrën e tij  A.C. Sipas policisë në momentin kur ka kryer plagosjen 40-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Autori është shoqëruar nga policia ndërkohë që dihet ende gjendja shëndetësore e motrës së tij.