Programi “Discover Graduate”, që aplikohet prej 7 vitesh nga Vodafone Albania, vazhdon të krijojë mundësi shumë të mira punësimi e karriere, për të gjithë të sapodiplomuarit e talentuar.

Nga qindra aplikantë të interesuar, të cilët kaluan në procese të ndryshme testimi, arritën në fazën finale të parazgjedhjes 10 prej tyre.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, procesi i testimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve u zhvillua tërësisht në mënyrë dixhitale.

4 prej dhjetë finalistëve mundën të kalonin me sukses testimin dixhital dhe nënshkruan sot një kontratë punësimi me Vodafone Albania, e cila do t’u japë mundësinë e një karriere të garantuar në Shqipëri dhe në botë.

Programi “Discover Graduate” është një prej shumë projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës profesionale.

Redaksoa Online
XH.K/shqiptarja.com