Itali - Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje.

Sipas mediave italiane shqiptari kishte vjedhur materiale ndërtimi me vlerë 2 mijë euro në një magazinë në Via delle Fabbriche.

Ishte pronari i magazinës ai që pikasi hajdutin dhe njoftoi edhe policinë.

39-vjeçari me precedentë penalë, përveç vjedhjes së këtyre mallrave akuzohet edhe për mbajtjen e armëve ose objekteve që kishin për qëllim të shkaktonin dëm.