Ashtu si shumë vajza të moshës së saj edhe 12 vjeçarja Charlea Armstead ëndërron të bëhet një balerinë. Por përveç ëndrrave të saj të fëmijërisë, Charlea është duke luftuar çdo ditë me një sëmundje mjaft të rrallë. “Niemann-Pick Type C “ ose “Dementia” është një lloj sëmundje e afërt me Alzaimerin e cila shkakton humbje kujtese por edhe pamundësi për të lëvizur.

Kjo bën që vogëlushja shpesh të ndihet konfuze dhe të përjetojë dhimbje fizike. Sipas mjekëve kjo sëmundje e rrallë ende nuk ka gjetur kurë.

Ndërkohë nëna 12-vjeçares britanike shprehet se mjekët i kanë dhënë 2 deri në 10 vite jetë vogëlushes,por kjo nuk e pengon nënën që të shpresojë në gjendjen e një kure.

Charlea ka lindur në dukje e shëndetshme por vetëm 2 javë nga ardhja e saj në jetë ajo është dërguar menjëherë në spital për shkak të shenjave të verdhëzës dhe stomakut të saj të fryrë. Menjëherë mjekët kryen analiza për këtë sëmundje.

Megjithatë vogëlushja vijon të shkojë në kurs baleti si dhe të jetojë me mjaft gjallëri jetën e saj. Charlea ka gjithashtu edhe një vëlla më të vogël, 7- vjeçarin Tyler, I cili shprehet se kur të rritet do të bëhet doktor në mënyrë që të shërojë të motrën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com