Një fëmijë i vogël po endej rrugëve në të ftohtë. I bërë qull nga shiu, djaloshi  kishte dalë nga shtëpia, e ndërsa kishte kaluar shumë kohë jashtë saj kishte frikë për t’u kthyer pasi prindërit do ta qortonin.

Por disa punonjës të policisë, pasi kanë vërejtur djaloshin e vogël në rrugë e në të ftohtë kanë marrë përsipër ta dërgojnë atë në shtëpi, pavarësisht insistimit të djaloshit. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit,  duket teksa punonjësit e bindin fëmijën ta dërgojnë në shtëpi edhe pse  djaloshi kishte “frikën”  për atë që do t’i thoshte nëna e tij.

Polici: Do të të të çoj drejt e shtëpia.
Djaloshi: E çfarë do t’i themi mamit?
Polici: Mamit do t’i themi që kishe humb rrugën. Nuk ka asgjë. Mos u mërzit.

Ky gjest human i bërë nga Policia është vlerësuar edhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Në nëpërmjet një statusi ku  shkruan “Policia strehon qytetarët që nuk kanë shtëpi në këto ditë acari” duke mbyllur postimin e tij me hashtagun #Policiaqëduam.

policia
(Postimi i ministrit Tahiri)