Hera Valisi, vogëlushja 6-vjeçare nga Tirana na ka këshilluar të gjithëve se si të kujdesemi në këto ditë në një mënyrë mjaft unike.
E veshur me të bardha, flokët bisht dhe me maskën e vënë ajo ka një mesazh për të gjithë për fëmijët dhe të rriturit.
“Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të lajmë duart shpesh, të përdorim dezinfektantin, vitaminën C edhe hamë frutat.
Paçim dhe ju lutem qëndroni në shtëpi!”, ka këshilluar vogëlushja.
Mesazhet e ndryshme nga vogëlushët kanë sjellë sensibilizim për të gjithë ata që po përballen me vetëizolimin nga COVID-19.
Lajmi kryesor:
'Është koha të qëndrojmë në shtëpi', artistë e njerëz të thjeshtë bëhen bashkë: Lutemi të kalojë me sa më pak dhimbje!






