Presidenti i FFK)Fadil Vokrri, dhe Eroll Salihu sekretar i përgjigjthsëm, sot ne seline e UEFA
Gjenevë/UEFA, 9 mars/ATSH/- Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvcrës pas dy orësh kanë përfunduar punimet e konfrencës së asociacioneve të futbollit evropian, ku u prezentua një delegacion nga Republika e Kosovës, përfaqesuar nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (KKF) të prirë nga Fadil Vokrri, president dhe Eroll Salihu sekretar i përgjigjthsëm. Korespondenti i ATSH, Nefail Maliqi, gazetar i "Presheva Jonë", bën të ditur nga Gjeneva se pas ketij takimi kryetari i FFK-së Fadil Vokrri tha se "Siç dihet përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur disa ndeshje të rëndësishme zyrtare, por vetëm si miqësore, por gjërat nuk ndalen këtu. Takimi i sotëm me krerët e UEFA-s ishte je takim interesant dhe progresiv për Kosovën, Federatën tonë ku u njohëm me regullat dhe standardet për anëtarësimin e vendit tonë në UEFA, të cilat edhe i plotsojmë. Me këtë rast ne nga sot kemi aplikuar zyrtarisht për anëtarësim e Kosovës në UEFA dhe nga sot nuk kemi pse numërojmë vite por muaj për tu anëtarësuar".
Presidenti i FFK)Fadil Vokrri, dhe Eroll Salihu sekretar i përgjigjthsëm, sot ne seline e UEFA me gazetarin e atsh Nefail Maliqi
Konferenca e organizatave europiane të futbollit ka nisur në orën 10.00, ku po mer pjese dhe nje delegacioni nga Republika e Kosovës, përfaqesuar nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (KKF) Fadil Vokrri, president dhe Eroll Salihu sekretar i përgjigjthsëm.
Konferenca e UEFA-s është vjetore, por atë nuk e ka drejtuar Presidenti Michel Platini. Zëdhënësi i UEFA-s, Giordano Thomas theksoi se "edhe pse nuk është anëtare fuqiplote Kosova është ftuar në këtë takim dhe asaj i janë lejuar takimet miqësore. Federata e Kosovës është partnere serioze e jona".
Vizita e delgacionit nga Kosova po ndiqet nga gazetarë të shumtë, kur nga mediat shqiptare janë perafqesues të ATSH, RTV21 dhe "Presheva Jonë".
/y.pa/










