Volejboll, përcaktohen çiftet
finaliste të Kupës së Shqipërisë

Volejboll, përcaktohen çiftet<br />finaliste të Kupës së Shqipërisë
Fundjava që lamë pas ka përcaktuar pas femrave edhe tek meshkujt ekipet të cilat do të luajnë gjysmëfinalet vitin e ardhshëm për Kupën e Shqipërisë.

Në grupin A, Partizani është i pandalshëm duke konsoliduar vendin e parë pas fitoreve me rezultatin 3 me 0 ndaj të tre kundërshtarëve, Studentit, Teutës dhe Farka Volej.

Kjo e fundit mban vendin e dytë ndërsa Studenti kampion elemiohet nga kupa që në grupe, gjë që nuk ndodhte që nga themelimi i tij. Teuta pa shumë pretendime këtë sezon renditet e fundit pa asnjë fitore.

Nga ana tjetër në grupin B, ndeshjet e të cilës kanë filluar një javë më parë, Vllaznia ia del të zërë vendin e parë pas fitoreve me vështirësi ndaj Erzenit, Tiranës, Elbasanit dhe Skënderbeut.

Vendin e dytë arriti ta fitojë ekipi shijakas i Erzenit i cili mundi Tiranën në ndeshjen vendimtare me rezultatin 3 me 2 duke u hakmarrë në këtë mënyrë për humbjen që pësuan nga bardheblutë në kampionat.

Elbasani dhe Skënderbeu ndajnë dy vendet e fundit të grupit B të cilat nuk mundën të bënin më shumë ndaj kundërshtarëve të tyre. Ndeshjet e zhvilluara në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës mbyllin gjysmën e parë të sezonit për t’i lënë vend fillimit të fazës së dytë të kampionatit në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid