Presidentja e KE, Von der Leyen tha se synimi i saj është që brenda këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për BE dhe Shqipërinë.
"Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë qeveritare dhe ritheksoj se ju i keni bërë detyrat tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që të kërcejmë ato vështirësi e pengesa. Shpresoj që ne të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të 2021. Ky është synimi im", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare! Rama: BE është lodhshme, por duhet durim











