Vonesa në UNESCO/ Si nisën debatet dhe keqkuptimet për futjen ne UNESCO të lahutës serbe

Vonesa në UNESCO/ Si nisën debatet dhe keqkuptimet për futjen ne UNESCO të lahutës serbe

Regjistrimi i lahutës, si pasuri e Serbisë, në Trashëgiminë Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO është pritur me reagime të shumta nga shqiptarët. Shkak ka nisur një keqkuptim që ska pasur lidhje konkrete me çështjen, sikur me futjen më parë të lahutës serbe në UNESCO lahuta s’do të quhet shqiptare. Një postim në Facebook I studiuesit Jaho Brahaj në mënyrë metaforike është kuptuar sikur lahutën e morën serbët.

Pasi Serbet e “morën” Lahutën, do marrin dhe Xhubletën Shqiptare. A do jemi ne çdo veprim te Vonuar. Edhe kete veshje mitike qe ruhet vetëm nga shqiptaret, po u vonuam si e kemi zakon ne si popull, do ta regjistroje si pasuri te njerëzimit ne UNESCO Shteti sllav. Kjo është një shprehje ironike e studiuesit për institucionet që nuk nxisin lobimin dhe me gjasa të ngelet në hije. Një sqarim për këtë keqkuptim ka dhënë dhe ministria e Kulturës, pasi kanë nisur kritikat në rrjete sociale se këtë vendim e konsiderojnë, mospërpjekje sa duhet të ministrisë sonë të Kulturës për këtë pasuri të rrallë.

Ministria e Kulturës në një deklaratë mediat shkruan se: “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare, por serbe’. Sipas Ministrisë së Kulturës, në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit "Të kënduarit në shoqërimin e Gusle" (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Nga delegacioni i Shqipërisë në UNESCO është vënë sërish në dukje se praktika kulturore e "Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë shton më tej se është në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aspekt kulturor specifik. Por kjo ministri nuk jep asnjë deklaratë se si, kur dhe në ç’mënyrë do lobohet për futjen e Eposit së bashku me Lahutën ne UNESCO siç është përcjellë në dosjen e përgatitur nga grupi i punës.

Megjithatë muzikologët shqiptarë, siç është edhe Vasil Tole, që ka bërë dorëzimin e dosjes së Deposit të Kreshnikëve në UNESCO, ku përfshihet edhe lahuta që në vendin tonë përdoren në disa zona, si në Krujë, në Malësi të Madhe, Hot e Grud, Kelmend, Kastrat, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Mërturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës, është shprehur se duhet punuar më shumë nga institucionet, në mënyrë që UNESCO ti njoh këto pasuri të rralla shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja