Vonoi lojën dhe shkeli syrin, mediat holandeze ironizojnë lojtarin e Romës: Nxënës i denjë i Mourinhos (VIDEO)

Lojtari i Romës, Tammy Abraham është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave sportive. Kjo sepse pasi ai fitoi një faull në minutat e fundit të ndeshjes dhe teksa ishte i shtrirë në tokë i “shkeli syrin” Jose Mourinhos, si për t’i konfirmuar portugezit se gjithçka po shkonte sipas planit.

E gjitha është filmuar nga kamerat, teksa mediat holandeze nuk i ka kursyer kunjat.

“Abraham e tregoi se është një nxënës i denjë i Mourinhos. Qëndron në tokë dhe shpenzon shumë kohë. Epo, ka një arsye pse janë lojtarë të Mourinhos, nuk është faji i tyre”, shkruhet me ironi në mediat holandeze.

Roma ia doli të fitonte përballë Feyenoord, në finalen e madhe të Conference League, të luajtur në 'Air Albania'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë