Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin e ASHE në Vorë Luan Sallakun, i cili sipas tij do ti kthejë Vorës zhvillimin e bllokuar për 12 vite nga Kryebashkiaku i djathtë.
Rama ka deklaruar nga Vora se hapësira të reja punësimi do të krijohen edhe për banorët e Vorës. Kjo sipas tij, falë projektit të ri industrial të Parkut të Durrësit që do të jetë një ndër kantieret më të mëdhenj të ndërtimit që do të krijojë mijëra vende pune.
“Bashkia e Vorës ka një profil gjeografik strategjik që e bën Vorën zonë ku punësimi ështëmë pranë se në zonat e tjera. Ne na duhet një shenjë nga ju që të fillojmë punën. Shenja është kandidati ynë për Vorën.Ju do vini një kryq për 4 sekonda, ne do ju qëndrojmë pranë për 4 vjet”, tha Rama.
Rama deklaroi ndër të tjera se qeveria ka realizuar në 18 muaj projekte të rëndësishme të Rilindjes Urbane, por kryetari i djathtë i Vorës nuk i kërkoi qeverisë asnjëherë mbështetje për projekte, sikundër bëri çdo kryetar tjetër i djathtë.
Rama kërkoi mbështetje për kandidatin e majtë, në mënyrë që siç tha ai, ti hapet rruga transformimit të Vorës.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com