Vorpsi: Abuzime me titujt e
pronësisë, në hetim 2 mijë dosje
Rreth 200 hektarë tokë në vijën e parë bregdetare, si pyll, ranishte apo toka të pafrytshme në pronësi të shtetit janë shpërndarë si toka bujqësore në shkelje të plotë të ligjit.
TIRANE- Rreth 200 hektarë tokë në vijën e parë bregdetare, si pyll, ranishte apo toka të pafrytshme në pronësi të shtetit janë shpërndarë si toka bujqësore në shkelje të plotë të ligjit. Bëhet fjalë për tituj pronësie të dhëne kryesisht në disa fshatra të Komunave Kryevidh, Golem dhe Gosë të Kavajës.
Këto shkelje janë zbuluar nga Komisioni Vendor për Hetimin e Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Tiranës. Kjo ka qenë deklarata e Prefektit të Tiranës, i cili tha se gjatë këtij procesi, komisioni vendor i vlerësimit të titujve ka konstatuar abuzime me lëshim e titujve të pronësisë, apo shkelje të dispozitave ligjore dhe neglizhencë të institucioneve në kthimin e përgjigjeve në kohë ndaj qytetarëve. Deri në 30 qershor të 2016 u shpreh prefekti do të përfundojë i gjithë procesi për verifikimin e zgjidhjen e problematikave me titjut e pronësisë.
“Është shtyrë nga Parlamenti verifikimi i titujve të pronësisë deri në datën 30 qershor të vitit 2016. Qëllimi final i ligjit dhe këtij procesi është rivendosja e së drejtës së pronësisë të shtetit shqiptarë mbi pasuritë pronë publike të përfituara në mënyrë abuzive dhe të paligjshme dhe përdorimi i këtyre sipërfaqe tokë në raport për investim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, tha Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut Tiranë. Prefekti i Tiranës, u shpreh po kryhet një hetim mbi një sipërfaqe prej 200 hektarë tokë.
Objekt kontrolli tha ai janë rreth 2 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi ndërkohë që janë konstatuar probleme me komunat të cilat nuk kanë përfunduar regjistrin e titujve të pronësisë që kanë lëshuar. “Përsa i përket organeve të qeverisjes vendore vihet re se përgjigjet e shkresave kanë vonesa kohore përtej çdo limiti ose afati. Afati përfundimtarë ka qenë fundi i prillit dhe në Prefekturës e qarkut Tiranë kanë ardhur vetëm 2 regjistra nga ana e Komunës Pezë dhe Golem” u shpreh Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut Tiranë. Sipas të dhënave të prefekturës janë shfuqizuar dhe kthyer pasuri në pronësi shtet në zonën turistike brenda 2 muajve një sipërfaqe prej 132 600 m2.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tirana qytet kozmopolitan
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37