Vorpsi: Abuzime me titujt e
pronësisë, në hetim 2 mijë dosje

TIRANE- Rreth 200 hektarë tokë në vijën e parë bregdetare, si pyll, ranishte apo toka të pafrytshme në pronësi të shtetit janë shpërndarë si toka bujqësore në shkelje të plotë të ligjit. Bëhet fjalë për tituj pronësie të dhëne kryesisht në disa fshatra të Komunave Kryevidh, Golem dhe Gosë të Kavajës.

Këto shkelje janë zbuluar nga Komisioni Vendor për Hetimin e Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Tiranës. Kjo ka qenë deklarata e Prefektit të Tiranës, i cili tha se gjatë këtij procesi, komisioni vendor i vlerësimit të titujve ka konstatuar abuzime me lëshim e titujve të pronësisë, apo shkelje të dispozitave ligjore dhe neglizhencë të institucioneve në kthimin e përgjigjeve në kohë ndaj qytetarëve. Deri në 30 qershor të 2016 u shpreh prefekti do të përfundojë i gjithë procesi për verifikimin e zgjidhjen e problematikave me titjut e pronësisë.

“Është shtyrë nga Parlamenti verifikimi i titujve të pronësisë deri në datën 30 qershor të vitit 2016. Qëllimi final i ligjit dhe këtij procesi është rivendosja e së drejtës së pronësisë të shtetit shqiptarë mbi pasuritë pronë publike të përfituara në mënyrë abuzive dhe të paligjshme dhe përdorimi i këtyre sipërfaqe tokë në raport për investim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, tha Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut Tiranë. Prefekti i Tiranës, u shpreh po kryhet një hetim mbi një sipërfaqe prej 200 hektarë tokë.

Objekt kontrolli tha ai janë rreth 2 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi ndërkohë që janë konstatuar probleme me komunat të cilat nuk kanë përfunduar regjistrin e titujve të pronësisë që kanë lëshuar. “Përsa i përket organeve të qeverisjes vendore vihet re se përgjigjet e shkresave kanë vonesa kohore përtej çdo limiti ose afati. Afati përfundimtarë ka qenë fundi i prillit dhe në Prefekturës e qarkut Tiranë kanë ardhur vetëm 2 regjistra nga ana e Komunës Pezë dhe Golem” u shpreh Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut Tiranë. Sipas të dhënave të prefekturës janë shfuqizuar dhe kthyer pasuri në pronësi shtet në zonën turistike brenda 2 muajve një sipërfaqe prej 132 600 m2.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)