Vota e diasporës/ PD: Edi Rama dhe PS kanë nisur operacionin kriminal për ta manipuluar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bardh Spahia në një deklaratë për mediat denoncon Partinë Socialiste se po përpiqet të manipulojë votën e emigrantëve.

'Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama kanë nisur një operacion kriminal për të vendosur nën kontroll votën e emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Institucionet shtetërore kanë shpërndarë tek punonjësit formularë për t’i plotësuar me të paktën 10 kontakte të familjarëve apo miqve në emigracion. Kush bën rezistencë dhe nuk bën punën e partisë, merr kërcënime për t’u larguar nga vendi i punës. Kjo është skema e shndërrimit të shtetit, të institucioneve publike në shërbëtorë të Partisë Socialiste.'

Sipas Spahias, PS ka shtrirë një skemë edhe në Shkodër ku punonjësve të institucioneve shtetërore u kërkohet në një formular që duhet plotësuar, 10 kontakte me miq apo familjarë në emigracion.

'Kjo skemë është shtrirë edhe në Shkodër përmes pengut të krimit dhe abuzuesit te tenderave publike, Benet Beci, si drejtues politik i Partisë Socialiste dhe si kryetar i Bashkisë Shkodër.

Ky është modeli i formularit të shpërndarë tek punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Është si një regjistër i gjendjes civile, por përmban edhe numrin e celularit të emigrantit, vendin ku jeton dhe Kodin Postar. Siç është bërë e njohur nga një denoncim tjetër i Partisë Demokratike, këto të dhëna të mbledhura nga partia në pushtet, i kalohen ambasadave dhe konsullatave shqiptare për të kontaktuar njerëzit, për t’u zgjidhur problemet në këmbim të votës.'

Spahia denoncon një rast të këtillë në Ujësjellësin e Shkodrës dhe i bën thirrje SPAK të veprojë.

'Ky formular përbën një provë krimi! Dhe provat e krimit zgjedhor e kanë vendin në SPAK! I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme ta hetojë këtë rast, si një shërbim madhor për demokracinë!

Provat janë aty! SPAK-ut i duhet të sekuestrojë kamerat e sigurisë së Ujësjellësit Shkodër dhe të provojë me zë dhe me figurë se në mbledhjen e pak ditëve më parë punonjësve u është kërkuar të punojnë për Partinë Socialiste për të listuar emrat dhe kontaktet e emigrantëve. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm drejtuesit e ndërmarrjes në gjithë sektorët e saj të qarkut Shkodër.'

Sipas tij në një mbledhje pak ditë më parë iu kërkua përgjegjësve të kontaktojnë punonjësit, të listojnë kontaktet në diasporë në këmbim të vendit të punës.

'Në këtë mbledhje, përgjegjësve të sektorëve u është kërkuar me detyrim të kontaktojnë punonjësit dhe, në këmbim të vendit të punës, t’u kërkohet, në emër të drejtorit të Ujësjellësit, që të plotësojnë listat emërore me kontaktet në diasporë.

Dhe një ndihmë tjetër për SPAK-un. Ditën e enjte, Drejtori i Degës së Kujdesit ndaj klientit në Ujësjellësin e Shkodrës, Indrit Salja, ka mbledhur punonjësit e kësaj drejtorie dhe u ka shpërndarë formularin. SPAK mund ta verifikojë këtë fakt përmes kamerave të institucionit.'

Spahia thotë se drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës është shprehur se kjo është një direktivë e kryebashkiakut Benet Beci.

'Drejtori i Ujësjellësit Besmir Lesha, njëkohësisht, sekretar i Partisë Socialiste Shkodër, ka pohuar se kjo është direktivë e drejtuesit politik te qarkut Shkodër, Benet Beci.

Zoti Beci mban përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për këtë operacion të paligjshëm, të cilin ne do ta padisim në Prokurorinë e Posaçme. Nëse Benet Beci nuk është arrestuar deri atëherë për vjedhjet dhe pronat në Tiranë dhe Hamallaj, do të shkojë të japë llogari për krimin e ri zgjedhor që po i bën Shkodrës.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore