Votana Ademi për Report Tv: Nuk kam parë ndihma të qeverisë për Shkodrën, duhen më shumë testime dhe shkëmbim informacioni

Votana Ademi për Report Tv: Nuk kam parë ndihma të qeverisë për Shkodrën, duhen më shumë testime dhe shkëmbim informacioni

1586423668_ademi.jpg

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Votana Ademi vlerëson masat kufizuese të qeverisë pasi thotë se ato janë vendime që vijnë nga grupet e ekspertëve dhe komisionit të Emergjencave Civile. Por kërkesa e saj është qe qeveria të marrë përgjegjësi.

"Mbështetja dhe përgjegjësia në mbështetje mendoj që ka munguar dhe vazhdon të mungojë. Nuk kam verifikuar të kenë ardhur ndihma në qarkun e Shkodrës, as për banorët, as për shëndetësinë në mjete dhe instrumente më shumë, por edhe për biznesin", tha ajo.

Teksa thotë se në nivel rajonal bashkëpunimi dhe komunikimi është i përditshëm dhe me përgjegjësi, ajo thotë se tjetër panoramë jep bashkëpunimi me strukturat qendrore të qeverisë.

"Unë dua të konfirmoj me përgjegjësi duke i ditur mirë se çfarë bëjmë në qytetin e Shkodrës, shumë e rëndësishme është që përtej çdo diskutimi ne këtu në Shkodër në nivelin rajonal komunikojmë dhe punojmë bashkë. Sigurisht në komisionin e Emergjencës Civile, ne diskutojmë, duhet ta përballojmë të gjithë bashkë, kemi bashkëndarë shqetësimet që qëndrojnë, kërkesat për testime më shumë, nevoja për informacion për familjet që kanë nevojë për ndihmë se janë në karantinë. Duhet puna në territor për kontrollin dhe monitorimin e kufizimeve në bashkëpunim me policinë e shtetit. Duhet ta bashkëndajmë informacionin", tha zonja Ademi.


Lajmi kryesor:

Ademi: Biseda me Yuri Kim, miqësore! Vizitën në Shkodër të Lleshajt e mësova nga televizori! (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës