Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend, kur po votohej projektligji i PS për Reformën Territoriale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga momentet kur deputetë të opozitës sulmojnë me shishe uji drejt kryeministrit Edi Rama, Balla shkruan se kush mendon se përmes dhunës do të pengojë PS-në të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë për anëtarësimin në BE, sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim.

Balla thekson se pas miratimit me shumicë të cilësuar të votave të Reformës Territoriale, komunitetet e bashkive dhe banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.

Në përfundim Balla ironizon opozitën duke shkruar: “Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara”.

"Kush mendon se me molotovë, gurë, vezë, bidona uji jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit do ta pengojë Partinë Socialiste të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë llogaritë gabim.

Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE. Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara", ka shkruar Balla në reagimin e tij.

Ndërkohë për votimin në Kuvend ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i cili shkruan në një postim në rrjetet sociale se Reforma Territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

“Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti. Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve”, ka shkruar mes të tjerash Demo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Votimi i Reformës Territoriale, ministri Demo: Duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta

1791544717_xtyufo.JPG

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas miratimit në Kuvend me 85 vota të Reformës së re Territoriale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demo shkruan se Reforma Territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

Sipas Demos, synimi i mazhorancës është krijimi i një pushteti vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

Në përfundim Demo thekson se suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve.

Reagimi i ministrit Demo:

Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti.

Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

Përpara nesh është një punë e rëndësishme që duhet të nisë me një analizë të detajuar të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive: çfarë funksionon, çfarë duhet përmirësuar, cilat kompetenca duhen forcuar dhe cilat shërbime mund të ofrohen më mirë në nivel vendor.

Decentralizimi nuk është thjesht transferim kompetencash. Ai duhet të shoqërohet me burime financiare, kapacitete administrative dhe mekanizma të qartë llogaridhënieje.

Synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

Suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve.