Votimi nga 16-vjeçarët, mbetet për tu testuar si është terreni dhe testimi që drejtohet kryshisht në jetën e deritanishme të 16-vjeçarëve nga pikëpamja e aktivizmit të tyre në organizatat shoqërore dhe politike, në eksperiencat dhe përvojat e deritanishme në përputhjen dhe zbatimin e tyre në çështjet e strategjive të të rinjëve, sepse ne kemi strategji për këtë çështje.
Duhet parë sesa janë ata të informuar për të drejtën e zgjedhjes, të së drejtës së tyre për votim, duhet parë se sa janë ballafaquar me fenomene të tilla, domethënë me aspekte të zgjedhjeve brenda organeve më të vogla. Duhen parë edhe kurrikulat se sa kurrikulat e arsimit parauniversitar u kanë lejuar atyre të kenë një formim të mirë në lidhje me kuptimin e të drejtës së votës, rëndësisë që ka e drejta e votës si një e drejtë politike për ta dhe me mënyrën e procedurën e ushtrimit të saj. Këto janë aspektet që unë shikoj që mbeten për tu parë në këtë kuadër.
Por ç`ndryshon kur diçka është e aksesueshme për 18-vjeçarët, ç`ndryshon me dy vite? Kjo në terrenin praktik mund të ketë ndryshime të vogla sepse të dyja janë mosha të reja. Ne e kemi 18- vjeçarin moshë madhore dmth, 18 vjeçari ka fituar zotësinë e plotë për të punuar dhe quhet madhorë, ndërsa kur themi të angazhojmë në procese votimi apo dhe në procese të tjera jo politike 16-vjeçarët, do kemi parasysh që kemi të bëjmë akoma me të mitur, sepse ky është koncepti ligjor. Ky është konvencion, por është një konvension ligjor i vendosur.
Një 16- vjeçar mund të themi se nuk ka zotësi për të vepruar, por ka disa aspekte që mund t`i kryejë. Në bazë të Kodit Civil ai ka të drejtë që të organizohet në organizata shoqërore dhe nëqoftë se ne e kemi këtë moshë të organizuar në organizata shoqërore, ne e kemi shumë të thjeshtë për të arritur në një konkluzion që ky është i aftë të kuptojë dhe të drejtën e votës më mirë, sepse në organizata shoqërore ndeshen me procese votimi. Nga ana tjetër, ai ka të drejtë që ai të ketë një punë, të ketë të ardhura nga kjo punë dhe t`i menaxhojë këto të ardhura, por ketë kaq nga ana juridike. Unë jam dakort që ky debat që ka nisur të vazhdojë sepse ky debat meriton më shumë vëmendje.
Ky debat ka lindur dhe në Austri. Autria e ka plotësuar rezultatin që dëshironte, por kam përshtypjen se ka punuar rreth 4-5 vite për të arritur atë që ka sot. Duke parë tendencën që ka patur ulja e moshës që nga periudhat konservative që nga 30-40 vjeç për të drejtën e votës e dieri në vitet `70 kur u arrit mosha 18 vjeç për të drejtën e votës. Duhet të kemi kujdes që të plotësojmë dhe standartet e tjera. Ne konstitucionalistët jemi të angazhuar me përmbushjen e standarteve në ndryshimin e Kushtetutës. Dëshirojmë që të ndnryshohet duke patur parasysh ndryshimet më të reja të konstitucionalizmit sot në botë. Çështja e ndryshimit të Kushtetutës kërkon pjesëmarrje, përfshirje dhe diskutime.
Këto diskutime vlejnë jo vetëm për të tërhequr mendimin e grupeve të interesit, por dhe për t'i ndërgjegjësuar forcat politike për mënyrën se si duhen realizuar ndryshimet në Kushtetutë, sepse këto janë reforma që vijnë nga politika. Në rastin tonë kjo erdhi nga kryeministri, por në vende të tjera ka ardhur nga Partia Liberale në Angli. Forcat politike do ulen, do diskutojnë por nuk mund të përjashtojnë nga procesi pjesëmarrjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit. Refleksionin e parë që pata kur dëgjova kryeminitrit ishte që “Sikur të vinte nga organizatat e shoqërisë civile apo organizatat e rinisë”. I vetmi ndryshim që do ishte në këtë rast është që këto organizata mudn ta kishin bërë më popullore këtë ide.
Forcat politike duhet të arrijnë konsensusin vetë, por kur të arrijnë konsensusin duhet të kenë programe për të paraqitur këtë reformë në shtresat e ndryshme të popullsisë sepse është shumë e rëndësishme që të bindet 16-vjeçari dhe të bindet dhe prindi i tij për integritetin e votës dhe është e rëndësishme që 16-vjeçari të njohë procedurat. Ne jemi sistem liberal dhe kjo na ndihmon për të drejtën e votës. Këtu nevojitet një reformë që kjo reformë do të përfshijë dhe Kushtetutën. Në organet kolegjiale le të ketë zëra rinorë të zgjedhur nga populli, por titullar më duket e pamundur. Krahas Kushtetutës, nevojitet dhe një ndryshim në Kodin Civil si dhe në Kodin Zgjedhor. Këto kërkojnë kohë. Kur i referohemi vullnetit politik, ky mund të arrihen në një kohë të shkurtër, por duhet parë gjatë realizmit se çfarë kërkesash ka lidhur me këtë çështje.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com