Votimi në Parlament/ Theodhori në krye të KLGJ, Fejzulla te KLP, kaluan automatikisht! Rrëzohet zgjedhja e kreut të AMF! Kalon rezoluta e KLSH dhe Shërbimi Veterinar

Votimi në Parlament/ Theodhori në krye të KLGJ, Fejzulla te KLP,  kaluan automatikisht! Rrëzohet zgjedhja e kreut të AMF! Kalon rezoluta e KLSH dhe Shërbimi Veterinar

Seanca e sotme në Parlament

1729152050_kuvendibrenda.jpg

Seanca e sotme në Parlament

Seanca parlamentare ka përfunduar pak më parë me votimin e projekteve dhe kandidaturave.

Rezoluta për KLSH kaloi me 73 pro, nga po ky numër i pranishëm deputëtësh në sallë. Po kështu edhe Shërbimi Veterinar, me të njëjtin numër votash.

Seanca vijoi më pas teksa Spiropali kërkoi votimin e kryetares së KLGJ-së. Violanda Theodhori zëvendëson në institucionin e drejtësisë Llagamin dhe teksa kaloi automatikisht, pasi ishte rendi i tretë i votimit sipas ligjit.

Theodhori vjen nga Shoqëria Civile dhe me 69 vota pro zgjidhet automatikisht. Po kështu Alfred Ballën te KLP, pasi humbi mandatin për shkak të vendimit të KPA, e zëvendëson Erjon Fejzulla, po me 68 vota pro dhe kalon automatikisht. Votimi vijoi me zgjedhjen e kreut të AMF, Pajtim Melani, por që mori vetëm 12 pro dhe 58 kundërr, teksa u rrëzua.


Lajmi kryesor:

Kuvendi me gardh metalik, të përjashtuarit përplasen me Gardën! Noka me benzinë tenton t’i vërë flakën një banderole! Tensione edhe në sallë, Vokshi nuk lejon raportimin e KLSH


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Bashkëorganizimi i Euro 27 me Serbinë, Rudi Vata për Report TV: Vendim i pakonsultuar personal që sjell përçarje! Sylvinho? E pashë të frikësuar, duam Botërorin

Bashkëorganizimi i Euro 27 me Serbinë, Rudi Vata për Report TV: Vendim i pakonsultuar personal që sjell përçarje! Sylvinho? E pashë të frikësuar, duam Botërorin