E pyetur për ndikimin e votimit pro imunitetit të Belinda Ballukut në Kuvend kundrejt negociatave me BE, Albana Koçiu tha se nuk ka asnjë cenim të progresit të Shqipërisë.
“Gjithë këto vendimmarrje nuk e kanë cenuar progresin e Shqipërisë dhe as nuk e kanë vënë në diskutim raportin e saj me drejtësinë. Janë thjesht aludime të opozitës dhe atyre që e përbaltin përditë. Jemi duke diskutuar dhe negociuar për t’i mbyllur grupkapitujt brenda kësaj dekade. Duhet ta pranojnë që i bëjmë detyrat me përkushtim, seriozitet dhe BE na njeh progresin”, tha Koçiu.
Më tej, Koçiu shtoi se mbi raportin IBAR nuk duhet të bëhen interpretime përtej atyre që janë shkruar.
“Raporti IBAR duhet të lexohet mirë dhe qartë, siç është shkruar. Është mirë të mos bëjmë interpretime të gabuara të atyre që shkruhen në raportet e Komisionit Europian sepse është gjuhë teknike që në fund të ditës orienton institucionet për të kryer dhe marrë përsipër angazhimet”, tha zv/kryeministrja.
Lajmi kryesor:
Integrimi, Koçiu: Synojmë mbylljen e 10 kapitujve brenda vitit! Miratuam udhërrëfyesin kombëtar dhe partneritete strategjike me agjencitë e OKB!









